Lista e PD-së, tre emra për Gjirokastrën në tavolinën e Bashës

PD pritet të shpallë së shpejti listën zyrtare të kandidatëve për deputetë, ku do të përfshihen 140 emra, të cilët janë ata që do të përballen në zgjedhjet e 25 qershorit me rivalët e partive të tjera.

Sa i përket qarkut Gjirokastër, mësohet së fundi se Lulzim Basha ka lënë vetëm tre emra si alternativa të mundshme për të udhëhequr listën e këtij qarku.

Është fjala për Ylli Asllanin, Tritan Shehun dhe Roland Bejkon. Brenda ditës së premte do të bëhet zyrtarizimi i listave.

Duket se Basha ka lënë jashtë planeve të tij ish-kryebashkiakun e Libohovës dhe ish-kryetarin e PD-së në Gjirokastër, Altin Çomo.

Ky i fundit ka lobuar vazhdimisht përmes presidentit Bujar Nishani për të siguruar një vend në listën e PD-së. Por të paktën deri më tani emri i tij nuk përflitet më si kandidat i mundshëm i demokratëve.

Altin Çomo njihet në PD-në e Gjirokastrës si pjesë e klanit të Genc Rulit, grupim që vazhdimisht ka patur përplasje me klanin tjetër i njohur si krahu i Lazaratit.

/ArgjiroLajm.net/