Lista e Ramës sivjet, si nuk pati një poet- Nga Edmond Çano

 

 

 

 

Dua s’dua unë
Nga pak e përditë
Lexoj pa kuptuar
Edhe politikë

Këtu në të huaj
S’janë kaq fanatikë
Të merret gjithë populli
Veç me politikë

S’kemi dhe shumë faj
Ne të Shqipërisë
Se i zoti i di
Pikat e çatisë

Ndaj do hedhim vallen
Siç do interesi
Nëse s’bëjmë përpjetë
Mirë është edhe thesi

Drejt qershorit ditët
Rrëshkasin si gjarpër
Secili do mbajë
Një votë si drapër

Vetëm në një ditë
Mundësinë do kemi
Të ecim për mirë
A më keq të jemi

I hodha një sy
Gjithë kandidaturës
Me syrin e majtë
Poshtë këmbës së urës

Edhe u mërzita
Me Ramën vërtet
Listë profesionesh
Pa asnjë poet

Sipërmarrës kish
Plot katërmbëdhjetë
Si o Edi Rama
Nuk pashë një poet?!

E zbrita më poshtë
Mjekë njëmbëdhjetë
Si o Edi Rama
Nuk pashë një poet?!

Nga dymbëdhjetë qarqe
I ke nëntë prefektë
Kot i hoqe dy
Të ishin komplet

Forumi rinor
Kandidatë tetë
Ishalla mes tyre
E ke një poet

Dhe pesë pedagogë
Lexoj që garojnë
Kështu profesionin
Vallë e lartësojnë?!

Eh mor ç’më kujtove
Anastas Angjelin
Kur në Libohovë
Erdhi bëri gjelin

Tani nga e hodhe
More se s’të pyeta?
Se diku në listë
Emrin prapë ia gjeta

Gjashtë fruta të degës
Euro-socialiste
M’u duk shkonin mirë
Përmes asaj liste

Drejtorë spitalesh
Katër si katror
Në ishin të ndershëm
Pse ndryshon drejtorë?!

Nga forumi i gruas
Pse vetëm tre shkule?!
Nuk përgjigjen dot
Kur duhet me lule

Të tetin në listë
Pashë dhe këshilltarin
Mos ishe modest
E vije të parin

Mos të shkasin sytë
E më lexon mua
E më keqkupton
Se diku vënd dua

Thjesht më bën përshtypje
Kush shkëlqen diku
Nuk vritet e pritet
Për listën këtu?!

Po meqë tek ne
Kjo quhet normale
Bejtin tim më lart
Gje kurajo, fale.