Listat e votuesve në Libohovë, mes tyre edhe banorë të Lazaratit

Zyra e Gjendjes Civile në Libohovë afishon rregullisht çdo muaj listat e votuesve sipas përcaktimit ligjor.

Në zgjedhjet e 18 qershorit, kanë të drejtë vote rreth 5 800 persona.

Por teksa vëzhgon me vëmendje listën bien në sy shumë emra të transferuar nga fshati Lazarat.

Ndonëse ata jetojnë në fshat, me gjendje civile figurojnë si banorë të Bashkisë Libohovë.

Transferimi i tyre është bërë në prag të zgjedhjeve lokale të vitit 2015. Numri i tyre është relativisht i vogël, diku tek 30-40 persona.

Ndonëse nuk mund të thuhet me saktësi cili ka qenë motivi i transferimit nga Lazarati në Libohovë, dyshimet janë se kjo lëvizje mund të jetë bërë për efekt të llogarive elektorale, pasi dihet që Lazarati është një bastion i Partisë Demokratike.

Sidoqoftë transferimi i gjendjes civile nuk është një veprim i paligjshëm. Në Bashkinë Libohovë votuesit janë të ndarë në 12 qendra votimi.

/Libohova Online/