LSI “pushton” Gjirokastrën? [FOTO]

Në disa rrugë të Gjirokastrës janë shkruar së fundmi mbishkrime të ndryshme si “LSI”, “Ilir Meta” apo “Zamira Rami”. Ato janë nëpër fasada, në porta apo edhe në tabelat e rrugëve. Fotot qarkullojnë në rrjetet sociale, por një ditë më parë të rinjtë e Aleancës për Shqipërinë Europiane dolën në një komunikim me mediat, për t’u distancuar nga akte të tilla. Ata thanë se këto mbishkrime vend e pavend, nuk kanë të bëjnë me ta, por padrejtësisht tentohet t’i adresohen atyre. Të rinjtë e aleancës së majtë u zotuan për vazhdimin e një fushate qytetare, siç kanë bërë deri më tani. Po t’i kthehemi batutave nga filmat me partizanë, në këtë rast do të shtrohej pyetja: Kush i hodhi traktet në klasë?!Meta 5

Meta 3Meta 2Meta 1Meta 4