Luftëtari bëhet me trajner të ri, Tavo prezanton 44-vjeçarin nga Uruguai

Klubi i Luftëtarit ka prezantuar sot para mediave trajnerin e ri të skuadrës, uruguaianin 44-vjeçar Daniel Fernandez.

Pas arritjes së marrëveshjes dhe hedhjes së firmës në kontratë, Fernandez udhëtoi drejt Shqipërisë dhe sot filloi zyrtarisht punën si trajneri i ri i ekipit gjirokastrit.

Tekniku nga Uruguai nuk do ta ketë aspak të lehtë punën për të zhvilluar një tjetër sezon pozitiv në Superiore, teksa në sezonin e shkuar

Luftëtari nën drejtimin e serbit Mlladen Milinkoviç arriti të renditej në vendin e 4-t.