Luftëtari fiton me një gol në minutën e 94

Një ndeshje me emocione deri në sekondën e fundit ka qënë ajo midis Kamzës dhe Luftëtarit. Në fund, kur mendohej se ndeshja do të përfundonte pa gola, erdhi goli i miqve më anë të Rrocës.  Një gol me shumë vlerë ky për Luftëtatarin pasi gjendej në zonën e ftohtë të renditjes. Në pjesën më të madhe të ndeshjes, miqtë ishin më kërkues në fushën e lojës, duke kërkuar me ngulm avantazhin.

Megjithatë goli i fitores ka ardhur vetëm në minutën e 94, ndërsa Kamza e suprizave ndalet këtu. Luftëtari lë pas vetes Vllazninë, kurse Kamza mban vendin e 3.