Luftëtari merr një trajner serb, por CV-ja e tij jep pak shpresa për gjirokastritët

Luftetari-2-770x470Luftëtari ka zgjedhur dje trajnerin e ri, që është një serb. Mlladen Milinkoviç do të ulet në stolin e ekipit gjirokastrit, që është ngjitur në Superligë.

Emërimi i trajnerit të ri ishte një “lindje e vështirë” për klubin jugor, por a ia ka vlejtur “barra qeranë”?

Përtej paragjykimeve, pasi gjithçka do ta tregojnë rezultatet, CV-ja e trajnerit serb lë pak vend për të shpresuar. Gjatë karrierës së tij ai ka drejtuar vetëm skuadra anonime në Serbi, skuadra të padëgjuara asnjëherë në Shqipëri, pasi janë të kategorive inferiore.

Ndërkohë, nga viti 2014 ka qenë i papunë.

Gjirokastritët e kanë “shitur” marrjen e këtij trajneri si një investim të madh, por gjasat janë që ta kenë kapur shumë lirë.

Kontrata do të jetë 1-vjeçare, por nëse ekipi do të ketë ecuri pozitive, nuk përjashtohet mundësia që të ketë rinovim.

Gjatë karrierës së tij si trajner, ai ka qenë në krye të disa ekipeve, ndërsa fillesat i ka pasur te FK Guçevo, ku qëndroi për dy sezone (1996-1998).

Më tej ka marrë ekipin e të rinjve të FF Jaro, për të kaluar më pas te Radniçki Stobex, Jedinstvo, Drina Zvornik, Bane Rashka, Loznica, BSK Borça, OFK Igalo dhe i fundit ekip që ka drejtuar është FK Radnik Surdulica.