Luiza Mandi: Me Ramën dhe Mirelën sjellim më të tjera investime në Libohovë. Votë vetëm për PS-në

Kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi, ka përshëndetur përmes një mesazhi në faqen e saj në Facebook takimin e zhvilluar sot në Labovën e Kryqit, me kryeministrin Edi Rama dhe ministren Mirela Kumbaro.

Teksa publikon foto nga ky takim, Mandi kërkon mbështetje më votë për PS-në në 25 qershor, pasi sipas saj, vota për parti të tjera është votë e çuar dëm.

Ja cfarë shkruan Mandi:

“Me kryeministrin Edi Rama, ministren dhe deputeten tonë të ardhshme, Mirela Kumbaro, si dhe gjithë ekipin tjetër fitues të Partisë Socialiste gjatë vizitës në Labovën e Kryqit. Pamë nga afër dy investime të rëndësishme që kemi bërë së fundi në këtë fshat; rikonstruksionin e rrugës dhe restaurimin e Kishës së Shën Marias, punë që po shkon drejt përfundimit. Faleminderit labovitëve për mikpritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme. E kemi thënë që në krye të herës se modeli ynë është puna dhe ne do të vazhdojmë së bashku të punojmë, me mbështjen e Kryeministrit dhe Mirelës, për të sjell të tjera investime në Bashkinë Libohovë. Në 25 qershor vetëm vota për Partinë Socialiste na çon përpara. Vota për parti të tjera, fut Shqipërinë në çadër dhe na kthen pas, është një votë e çuar dëm.