Luiza Mandi rikandidon për Bashkinë Libohovë, zyrtarizimi bëhet nesër nga Rama

Të shtunën PS do të publikojë listën e plotë të kandidatëve për 61 bashkitë e vendit por edhe kandidatët për këshilla bashkiakë. Përsa i përket Bashkisë Libohvoë, PS pritet të rikandidojë për një mandat të dytë kryebashkiaken aktuale, Luiza Mandi. Kryesia e PS-së përzgjodhi atë mes dy emrave të tjerë të dalë nga Asambleja në Libohovë; Arbër Kënaci dhe Gazmend Culla. Ndërkohë sa i përket Bashkisë Gjirokastër socialistët do të shkojnë në zgjedhje me Flamur Golemin. Për Bashkinë Dropull do të kandidojnë Dhimitër Tolën.

©Libohova Online