Luiza Mandi: Rikonfirmimi i Mirela Kumbaros në kabinetin e ri, garanci për më shumë investime në Libohovë

Pas Flamur Golemit, për rikonfirmimin e Mirela Kumbaros në krye të Ministrië së Kulturës, ka reaguar dhe kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi.

Përmes një postimi në faqen e saj në Facebook, Mandi thotë se me Mirela Kumbaron në kabinetin e ri, Libohova do të vazhdojë të ketë vëmendjen e qeverisë.

Ajo evidenton edhe faktin se Kumbaro është ministrja më jetëgjatë në Ministrinë e Kulturës në Shqipërinë postkomuniste. Më poshtë postimi i plotë i saj.

Deputetja e Libohovës rikonfirmohet në krye të Ministrisë së Kulturës. Një lajm i mirë për të gjithë zonën tonë, për të gjithë qarkun Gjirokastër. Mirela Kumbaro është ministrja më jetëgjatë që drejton këtë dikaster në Shqipërinë postkomuniste. Ky është një tregues i qartë për punën e saj të shkëlqyer dhe vendosmërinë për t’i shkuar deri në fund gjërave. Unë besoj fort se me Mirelën në kabinetin e ri, vëmendja e qeverisë ndaj Bashkisë Libohovë do të vazhdojë të jetë në nivele të larta, duke u konkretizuar në më shumë projekte dhe investime të tjera. Suksese për Mirelën dhe gjithë ministrat e tjerë.