Lum kanabis, asgjësohen 10 mijë rrënjë në Zhulat, asnjë i arrestuar

policia-kanabis-620x325Një tjetër rast i kultivimit të lëndëve narkotike është evidentuar në Gjirokastër.  Policia ka zbuluar 10 mijë bimë narkotike në fshatin Zhulat, pranë vendit të quajtur “Venja”.

Forcat policore kanë bërë asgjesimin në vend të lëndës narkotike me anë të djegies ndërsa një pjesë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Të gjitha materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale: “Kultivimi i bimëve narkotike ” parashikuar nga neni 284 të Kodit Penal. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.  enden të lirë.