Lum kanabis, asgjësohen mbi 10 mijë rrënjë, s’ka të arrestuar

Policia.Policia e Tepelenës  ka asgjesuar 10120 bimë kanabis sativa.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të binëve narkotike , gjatë kontrollit të territorit, në fshatin Kalivaç, kanë evidentuar një parcelë të kultivuar me bimë narkotike.

Në këtë parcelë ishin të mbjella 10.120 bimë narkotike të llojit Cannabis Sattiva.

Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë e tyre u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.