Lum kanabisi, asgjësohen edhe 14 mijë rrënjë të tjera

kanabis-me-police-655x356Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e  Policisë , për goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike në vendin e quajtur “Përroi i Vastrave”, Krahës 1, Memaliaj, u konstatuan dhe u asgjësuan në 16 parcela  3 100 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë ,në vendin e quajtur “Sheshi i  Vreshtit”, Kalivaç, Memaliaj, u kanstatuan dhe u asgjësuan në 5 parcela rreth 8 800 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Gjithashtu  nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë  në afërsi të fshatit Kalivaç, Memaliaj , në 11 parcela u konstatuan dhe u asgjësuan 1 600 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.Bimët u asgjësuan në vend me anë të djegies,  ku disa prej tyre u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.