Lumë droge në Përmet, zbulohet magazina me kanabis (FOTO)

Një operacion antidrogë po zhvillohet prej disa orësh nga Policia e Shtetit dhe Shërbimi për Cështjet e Brendshme dhe Ankesave.

Burimet policore thonë se në një fshat të Përmetit është zbuluar një magazinë me një sasi të konsiderueshme lënde narkotike.

Magazina ndodhet në fshatin Pagri të rrethit Përmet. Të pranishme në operacion janë edhe forca të posaçme operacionale nga Drejtoria e Policisë Gjirokastër, Sh.Ç.B.A dhe Policia e Përmetit.

Sasia e drogës nuk dihet ende, ndërsa nga fotot kuptohet se bëhet fjalë për një sasi të konsiderueshme, mbi 1 ton kanabis.