Lunxhëri, sherr me grushta dhe shqelma mes bashkëfshatarëve

Një sherr për motive të dobta ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Karjan, njësia administrative Lunxhëri.

Sipas njoftimit të policisë Gjirokastër, shtetasi R.M, vjeç 33, banues në fshatin Karjan, ka goditur me grusht e shqelma bashkëfshatarin e tij, shtetasin P.K, vjeç 64.

Policia i ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.