Makina bie në përrua, aksidentohet në Jorgucat 65-vjeçari

Një aksident automobilistik ka ndodhur sot në mbrëmje pranë fshatit Jorgucat.

I plagosur ka mbetur një 65-vjecar, i cili po transportohet për në spitalin rajonal të Gjirokastres. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.

“Njoftohemi se në fshatin Jorgucat, Gjirokastër, mjeti tip “Benz”, me targa GJ 7594 A, me drejtues shtetasin P.Q., rreth 65 vjeç, ka dal nga rruga dhe ka rënë në një përrua. Për pasojë është plagosur drejtuesi i mjetit, i cili po transportohet për në spital”, njofton policia.

Për momentin nuk ka detaje të tjera rreth ngjarjes.

/ArgjiroLajm.net/