Mandi takime të tjera në fshatrat e Zagories: Mos e shpërdoroni votën në 21 qershor!

11402466_994763150553962_2904032958002437241_oKandidatja e koalicionit të majtë për Bashkinë Libohovë ka vijuar takimet e saj elektorale kësaj here në fshatrat e Zagories. Së fundmi ajo është ndalur në Nderan, ku është takuar me banorë të këtij fshati, me të cilët ka ndarë programin e saj për një qeverisje vendore në shërbim të qytetarëve. Mandi ka garantuar banorët e këtij fshati se ndërtimi i rrugës së Zagories do të jetë prioritet i punës së saj në krye të Bashkisë Libohovë.

“Ndërtimi i rrugës është mundësia e vetme që kjo zonë të bëhet pjesë e xhiros ekonomike dhe të jetë në funksion të zhvillimit të turizmit malor dhe kulturor. Unë kam mbështetjen e qeverisë për të financuar cdo program investimesh për bashkinë e re dhe sigurisht që Zagoria do të ketë vëmendje të madhe si një zonë e harruar deri më tani”- u ka thënë Mandi banorëve.

Duke kërkuar mbështetje në 21 qershor, Mandi apeloi që askush të mos e cojë votën dëm për rivalin e saj, i cili nuk ishte i zoti të administronte një bashki më të vogël, jo më tani që do të jetë një njësi më e madhe.

  • 11538118_994761087220835_1008260330640303877_o11406422_994761223887488_7329799880053019603_o11538118_994761087220835_1008260330640303877_o11014842_994761273887483_8835903365349996245_n11393781_994763383887272_6539998449579334583_o