Marrëveshja që “fundos” LSI-në, Tavo shfaqet nervoz, sulmon Ramën e Bashën (VIDEO)

Pas marrëveshjes Rama-Basha që i dha fund krizës politike, por që penalizon partitë e tjera të vogla në zgjedhje, përfshi edhe LSI-në,  zyrtarët e kësaj të fundit kanë disa ditë që janë hedhur në sulm kundër kryeministrit dhe kreut të opozitës.

Vangjel Tavo i ftuar në emisionin “7 pa 5” në Vizion Plus ditën e sotme, tha se kjo marrëveshje ishte një pazar për të shpëtuar kokën.

Duke mos e fshehur nervozizmin dhe ndoshta panikun nga kjo marrëveshje që e rrezikon ndjeshëm LSI-në, Tavo e etiketoi Ramën si një bajloz që u kthye në lepur, ndërsa Bashën si një kokosh që u shndërrua në pulë.

“Nga ajo që u pa në marrëveshje, janë marrë disa pozicione nga opozita që nuk kanë aspak ndikim te zgjedhjet. Është ndryshuar drejtori i ALUIZNI-t, por nuk është folur për drejtorin e Gjendjes Civile”, tha Tavo.

Kujtojmë se nga marrëveshja Rama-Basha, u shkarkua edhe bashkëshortja e tij Suela Popa, e cila mbante postin e drejtoreshës së Agjensisë së Zhvillimit Bujqësor e Rural. Në vijim të bisedës, Tavo “kërcënoi” me shprehjen “qesh mirë kush qesh i fundit”, si dhe sulmoi indirekt kandidatët e PS-së për Gjirokastrën.

LSI pretendon të marrë dy mandate në Gjirokastër, por pas marrëveshjes PD-LSI kjo është gati e pamundur.

/ArgjiroLajm.net/