Matura: Udhëzuesi për plotësimin e formularit, ja si duhet të veproni

maturantetAgjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar sot ne faqen e saj zyrtare udhëzuesin për plotësimin e formularit nga maturantët. Në njoftimin e agjencisë sqarohen të gjithë hapat që duhet të ndjekë një maturant për tu regjistruar në provimet e maturës shtetërore.

Hapat që duhet të duhet të ndjekë një maturant për të bërë regjistrimin online janë fare të thjeshtë pasi janë baza e të dhënave personale që do të identifikojnë në maturën shtetërore çdo nxënës.

Në të dhënat e kërkuar janë gjeneralitetet si dhe informacionet të cilat do të bëjnë të mundur identifikimin e maturantëve në bazë të shkollës dhe të klasës në të cilën ata janë.

Regjistrimi online do të jetë i aksesueshëm përgjatë gjithë kohës, çka do të thotë se nuk ka pengesa në orare për kryerjen e kësaj procedure. Këtë formular janë të detyruar që ta plotësojnë të gjithë maturantët që janë në vitin shkollor 2014-2015 por edhe ata që janë të prapambetur pasi nuk mund të regjistrohen në rast të mosplotësimit të tij online.