Mbledhja e Prefekturës/ Lindita Rova i kërkon fonde për fikëse zjarri, Zamira Rami thotë që s’ka para

Prefekti i ri i Gjirokastrës, Astrit Aliaj ka thirur sot mbledhjen e Shtabit të Emergjencave civile në këtë qark. Ta pranishëm kanë qënë kryebashkiakët e njësive vendore, si dhe drejtues të tjerë të institucioneve publike.

Lindita Rova, drejtoresha e Drejtorisë Arsimore Rajonale ka ngritur problemin e mungesës së fikëseve të zjarrit nëpër shkolla. Por kryebashkiakja Zamira Rami është shprehur se Bashkia nuk ka fonde për të plotësuar këtë nevojë.

Nuk është se ka patur ndonjëherë sisteme të mbrojtjes nga zjarri nëpër shkolla dhe kjo të realizohet në një afat shkollor kaq të shkurtër. Është më e rëndësishme që në radhë të parë të krijojmë kushtet për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe pastaj të orientohemi në këto elemente që patjetër janë të domosdoshme’, tha Rami.

©ArgjiroLajm.net