Mblidhet PD Gjirokastër, “kopjon” LSI-në: Do dalim forcë e parë në qark (FOTO)

Partia Demokratike ka mbledhur sonte në mbrëmje aktivin e zgjeruar në Gjirokastër, ku është folur për organizimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 qershorit, ndonëse nuk është zyrtarizuar ende lista e kandidatëve të qarkut Gjirokastër.

Në fotot e postuara nga kryetari i PD-së, Roland Bejko, ra na sy mungesa në këtë takim e disa ish-zyrtarëve të PD-së të njohur si pjesë e klanit të Genc Rulit në Gjirokastër, ndërkohë që ai thotë se PD do të jetë forcë e parë në Gjirokastër, sikundër thotë edhe LSI-ja me PS-në.

“Po nisemi të bashkuar, të organizuar, të sigurt në fitore si një familje e përbashkët! Tani, asgjë nuk na ndal më. PD forcë e parë në qarkun Gjirokastër. Zhgënjim total nga rilindja, besim tek e djathta. Bashkohuni me ne për republikën e re”, shkruan Roland Bejko në faqen e tij në Facebook.

/ArgjiroLajm.net/

Image may contain: 4 people, people sitting

Image may contain: 7 people, people sitting

Image may contain: 10 people, people sitting, crowd and indoor

Image may contain: 7 people, people sitting and indoor

Image may contain: 8 people, people sitting and indoor

Image may contain: 6 people, people sitting and indoor

Image may contain: 11 people, people sitting, crowd and indoor

Image may contain: one or more people, people sitting and indoor

Image may contain: 3 people, indoor