Mblidhet të premten Këshilli Bashkiak i Libohovës, katër çështje në rendin e ditës

keshilli-bashkiak-libohoveKëshilli Bashkiak i Libohovës zhvillon mbledhjen e radhës ditën e premte, datë 9 shtator 2016, ora 10:00.

Sipas njoftimit të bashkisë në rend të ditës për t’u shqyrtuar janë katër çështje.

E para lidhet  me masat e marra nga drejtoritë e shkollave në prag të hapjes së vitit të ri shkollor 2016-2017.

Së dyti është një projektvendim “Mbi miratimin e nivelit të pagave për nënpunësit civilë dhe punonjësit e bashkisë për vitin 2016”.

Së treti një projektvendim “Për një ndryshim në buxhetin fillestarˮ dhe së katërti një projektvendim “Për miratimin e dhënies së ndihmës ekonomike dhe paaftësisë për muajin shtator 2016”.