Me atlete, doreza dhe qese në dorë, Flamur Golemi i bashkohet nismës kombëtare të pastrimit (VIDEO)

Në kuadër të aksionit ‘Ta pastrojmë Shqipërinë’, ka zbritur në terren edhe deputeti socialist, Flamur Golemi. Ai kishte zgjedhur të shkonte në parkun e Antigonesë, ku bashkë me vullnetarë të tjerë bënë një aksion simbolik për pastrimin e zonës.

“U bashkova sot me rrjetin e vullnetarëve në kuadër të nismës ‘Pastrojmë Shqipërinë që duam’. Jo pa qëllim isha në qytetin antik të Antigonesë, pasi besoj fort se zhvillimi i turizmit ndikohet patjetër edhe nga fakti sesa të pastërta janë rrugët, lumenjtë, fushat e çdo hapësirë tjetër e vendit tonë”, thotë Golemi.

Sipas tij mbajtja pastër e mjedisit duhet të jetë një preokupim i vazhdueshëm i të gjithëve.