Me çfarë makine do të udhëtojë Papa në Shqipëri?

kia-soulPapa Françesku nisi vizitën e tij të parë në Azi, duke u bërë i pari Papë që viziton Korenë e Jugut në 25 vjet.Mediat transmetuan pamje të mbërritjes së Papës, ndërsa më pas ai hipi në sediljen e pasme të një makine Kia Soul. Papa kishte kërkuar makinën më të vogël në vend për të udhëtuar. Një student tha se është i lumtur që Papa nuk po udhëton në një makinë të blinduar. Kia Soul është makina e dytë më e vogël në vend, por zyrtarët e kanë zgjedhur prej emrit.

Edhe në Shqipëri është thënë se Papa nuk do të udhëtojë me makinë të blinduar kur të vijë në shtator. Një zyrtar i kishës ka thënë se ai nuk ka preferuar as makinën Mercedes. Ndërsa Papa mbërriti në Korenë e Jugut, Koreja e Veriut qëlloi tre raketa me rreze të mesme në det. Papa pritet që të mbajë një meshë për të nxitur pajtimin mes dy vendeve.