Më i mirë gjoksi i madh apo i vogël

Nga pikëpamja fiziologjike përgjigjja është shumë e thjeshtë. Madhësia e gjoksit nuk ndikon në ndjeshmërinë e tij. Nuk është e vërtetë që femrat me gjoks të madh përjetojnë epsh më të madh. Kjo nuk lidhet as me aftësinë e tyre që të prodhojnë më shumë qumësht pas lindjes. Por madhësia e gjoksit shpesh herë shkakton brengë dhe hidhërim, posaçërisht tek adoleshentet shkruan Telegrafi.

Disa femra dëshirojnë t’a kenë gjoksin e madh sepse janë të bindura që kjo e bën dekoltenë më seksi. Ka edhe nga ato që nuk mburrem me formën e tyre dhe lakmojnë koleget me gjoks të rrafshët, sepse mendojnë që gjoksi i vogël është më komod dhe më elegant.

Pothuajse të gjitha femrat preferojnë që të kenë gjoks të madh duke u nisur kryesisht nga mendimi i meshkujve. Por në të vërtetë, përmasat e mëdha nuk janë edhe aq komode.

Me kohë të gjitha e kuptojnë se format vetjake kanë bukurinë e tyre duke u parë në kompleks me pjesën tjetër të trupit. Duhet vetëm të mësohesh dhe të pajtohesh me veten dhe me trupin tënd.