Me Tritan Shehun në krye, PD Gjirokastër mobilizohet për protestën në Kavajë (FOTO)

Partia Demokratike në Gjirokastër ka zhvilluar sot mbledhjen e kryesisë, ku është diskutuar për oranizimin e protestës së opozitës më 7 maj në Kavajë. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe Tritan Shehu, i cili pritet të jetë kandidati i PD-së në Gjirokastër.

“Sapo përfundoi mbledhja e kryesisë së PD Gjirokastër për organizimin e protestës masive të dielën më 7 Maj në Kavajë. Të bashkuar, të fortë, të vendosur për ti shkuar kauzës së zgjedhjeve të lira mbrojtjes së demokracisë dhe pluralizmit deri në fund. Demokratët e gjirokastrës do jenë masivisht në Kavajë kundër oligarkisë hajdute e kriminale”, shkruan në Facebook Roland Bejko.

Ditë më parë simpatizantë dhe drejtues të PD-së në Gjirokastër iu bashkuan protestës së opozitës edhe në Plug të Lushnjës. Për gati një orë ata bllokuan rrugën nacionale. Pas protestës policia bëri procedim penal ndaj Roland Bejkos.

/ArgjiroLajm.net/

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor

Image may contain: one or more people and people sitting

Image may contain: 2 people

Image may contain: 7 people, indoor

Image may contain: 3 people, people sitting and indoor