Media greke: Në vend të një Lazarati, Shqipëria në tre vjet ka krijuar dhjetra zona

capture-20Seancat në kuvend nuk kalojnë pa u përmendur droga e që nga ana tjetër kultivimi i kanabisit ka tërhequr vëmendjen për të distatën herë të medieve greke.

Këtë herë përmes një artikulli portali i lajmeve në Greqinë Veriore, “EpirusPost”, duke iu referuar edhe të dhënave nga Italia dhe akuzave të opozitës ndaj qeverisë, shkruan se nga një Lazarat, Shqipëria sot ka me dhjetra të tillë..

Në shkrim nënvizohet se: “Për vite Europa ka folur në lidhje me Lazaratin. Ai ishte burimi kryesor i prodhimit të hashashit dhe nga aty filloi për tu shpërndarë në Greqi dhe Itali, dhe më pas në vendet e tjera. Gradualisht, brenda tre viteve në vend të një Lazarati, Shqipëria ka dhjetra sot. Mijëra hektarë me hashash, kanabis. Në muajt e fundit kultivimi ka marrë dimensione shpërthyese. Dhe ankesat e vazhdueshme se kultivimi dhe tregtia është bërë tani me mbulim të plotë të policisë, ndonjëherë edhe me mbrojtjen e tyre.

“EpirusPost” përmend edhe të dhënat e publikuara nga ‘Corriere Della Sera’ bazuar në raportin e policisë italiane, se këtë vit tokat e kultivuara me kanabis janë rritur me 25% në 363 zona të Shqipërisë.

Portali shkruan edhe se ka akuza për politikanë të korruptuar e që kanë lidhje me qarqet ekstremiste me bandat e kultivuesve në Shqipëri.

Opozita shqiptare ka argumentuar vazhdimisht se 30% e fitimeve nga barnat e prodhuara në vend shkojnë në llogaritë e Kryeministrit Edi Rama, i cili – sipas Partisë Demokratike, do i përdor ato për të blerë zgjedhjet e ardhshme.