Mediat e huja: 8 vendet që nuk duhen humbur në Shqipëri. Mes tyre edhe Gjirokstra

OLYMPUS DIGITAL CAMERATurizmi shqiptar po promovohet më së miri në mediat e huaja. Moti i ngrohtë, plazhet idilike, çmimet e ulëta dhe malet e larta janë disa nga veçantitë e turizmit shqiptar që rendit faqja InsiderMonkey. Tirana, shkruan faqja, ështën një vend mjaft kozmopolitan dhe kurioz.

“Ajo është e çrregullt dhe kuturu, por egërsisht e gjallë me zhurmën e makinave nëpër qytet”, vijon përshkrimi. Insider Monkey rendit tetë vendet që nuk duhen humbur në Shqipëri.

Berati
I vendosur në qendër të Shqipërisë, në krah të lumit Osum, në Berat mund të gjeni kështjellën e lavdishme origjinale, në majë të kodrës të quajtur, Kalaja. Një tipar i Beratit është se shtëpitë e tij kanë dritare të mëdha.

Riviera shqiptare
Riviera shqiptarë ndodhet në jugperëndim të vendit. Ajo karakterizohet nga brigjet e pjerrëta, që Insider Monkey e krahason edhe me rivierën e famshme italiane. Por ajo ka më pak njerëz dhe është më e qetë. Resortet e ndërtuara në zonë tërheqin mijëra pushues, duke premtuar pushime të jashtëzakonshme.

Apollonia
Ka marrë emrin e Zotit Apollon dhe është një prej qyteteve më të rëndësishme prehistorike. Rënojat janë mjaft impresionuese dhe të japin portretin e lavdisë së qytetit të dikurshëm. Disa nga atraksionet turistike janë tempulli, teatri etj.

Durrësi
Durrësi, një qytet i madh i bregut shqiptar, që shërben edhe si port. Ai nuk është i rëndësishëm vetëm nga ana financiare, por edhe si një kryeqytet kulturor. Aktualisht, amfiteatri luan një rol kyç në organizimin e eventeve të shumta kulturore.

Gjirokastra
Qyteti i Gjirokastrës është njohur nga siti i trashëgimisë kulturore, UNESCO dhe kjo për shkak të stilit të saj arkitekturor dhe portretit që i japin ndërtesat. Kjo njihet si stili arkitekturor ballkanik, dhe është i përbërë nga shtëpi të vogla, si kështjella.

Kruja
Një ndërtesë shumë e rëndësishme në Krujë është kalaja e saj që tërheq shumë njerëz. Kjo kështjellë është një thesar për shqiptarët, e ku ka edhe muzeun e Skënderbeut, artifakte shumë të rëndësishme për luftën që ka ndodhur në rajon etj.

Tirana
Kryeqyteti i Shqipërisë, Tirana, dhe është qendra ekonomike dhe politike e vendit. Me disa lehtësi kulturore, arkitekturë moderne dhe hotele të cilësisë së lartë, mund të bëni shumë gjëra në Shqipëri. Ka muze, por edhe parqe ku mund të kënaqesh, – shkruan Insider Monkey.

Shkodra
E vendosur afër kufirit me Malin e Zi, Shkodra është një prej qyteteve më të mëdha të Shqipërisë. Ajo ka një histori të gjatë luftërash dhe betejash. Kështjella e Rozafës është një atraksion i rëndësishëm turistik.