Mediat franceze: Lorik Cana lë futbollin më herët se parashikimi

during the international friendly match between Austria and Albania at the Ernst-Happel-Stadion on March 26, 2016 in Vienna, Austria.
during the international friendly match between Austria and Albania at the Ernst-Happel-Stadion on March 26, 2016 in Vienna, Austria.

Ndonëse ende nën kontratë me FC Nantes deri në vitin 2017, kapiteni i Kombëtares Kuqezi mund të mbyllë përfundimisht karrierën e tij, shumë më parë se sa parashikohej. Sipas informacionit në mediat franceze, 32-­vjeçari nga Shqipëria ëndërron të dalë në pension në përfundim të Kampionatit Europian “Francë 2016”, që do të zhvillohet në muajin qershor në Francë.

Sipas mediave franceze, Cana do t’i thotë lamtumirë futbollit në përfundim të Kampionatit Europian.

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, seriozisht do të dëshirojë që të përfundojë karrierën e tij në perëndimin e Kampionatit Europian. I bashkuar me skuadrën e kanarinave në verën e vitit të kaluar, ndonëse ka ende edhe një vit kontratë me Nantes, futbollisti i drejtuar nga trajneri Michel Der Zakarian, sipas të gjitha gjasave do ta mbyllë karrierën e tij, bashkë me ëndrrën e realizuar të Shqipërisë, për tu kualifikuar për të parën herë në një Kampionat Europian.

Nëse do të jenë të shumtë ata që do të mërziten për lamtumirën e Canës, njëri do të gëzojë vëretë shumë atë ditë. Bëhet fjalë pikërisht për të riun Koffi Djidji, i cili kërkon më shumë minuta në dispozicion te Nantes, por me Lorik Canën në fushë,është e pamundur.