Merr flakë fasoneria në Gjirokastër

Një zjarr ka përfshirë një punishte kartonash në qytetin e Gjirokastrës. Flakët janë parë në orët e para të mëngjesit në punishten që ndodhet në lagjen “Zinxhira” dhe shumë pranë një karburanti. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve. Zjarri mësohet se ra fillimisht në një makineri. Dyshimet e para janë se shkak i zjarrit mund të ketë qenë një shkëndije elektrike. Fatmirësisht nuk ka patur punonjës në momentin kur ka rënë zjarri.