Merr fund terrori në Dropull, RENEA arreston ekstremistin grek që qëllonte me kallashnikov

Është vënë në pranga Kostandinos Kaçifa, greku 35 vjeçar që qëlloi gjatë paradites mbi policinë dhe më pas mbi RENEA-na.

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore. Sipas tyre, Kaçifa është arrestuar pavarësisht se po qëllonte vazhdimisht mbi forcat speciale.

Gjithçka nisi kur po bëheshin përgatitjet për ceremoninë festive të festës së Greqisë.

35-vjeçari ekstremist grek, hapi zjarr ndaj policisë lokale, ku fatmirësisht nuk pat asnjë punonjës policie të dëmtuar.

Në fshatin Bularat mbërritën forcat RENEA, të cilët e rrethuan Kaçifasin pranë depos së ujit të fshatit Bularat.

Pas disa orësh përpjekje, ai është vënë në pranga.