Mielli i fushatës – Nga Edmond Çano

 

 

 

 

 

Ç’po na vijnë votimet
Shokë mor amani
Ndaj gjer sa të vinë
Sa mundni të hani

Mos e prishni gojën
E mos dilni hapur
Se mund të na dalë
Mielli i lagur

S’do ta hajë as lopa
Se shelegë më s’kemi
Ndaj shumë vigjilentë
Unë them që të jemi

Në ndonjë nga ju
Miellin s’e do
Ju japin partitë
Nga pesëdhjetë euro

Ky grupi i dytë
Jo nuk shitet lirë
Të merrnit një thes
Do ishte më mirë

Do ishte më mirë
Se ka shumë shpenzime
Si partia tënde
Dhe partia time

Fort të brohorasim
Të gjithë për të tërë
Trutë e parlamentit
I bëjnë ujit vërë

U lodhëm t’i shohim
Po s’dimë nga t’ia mbajmë
Ndaj edhe njëherë
T’i qeshim, t’i qajmë

Të qeshim ata
E të qajmë për veten
Ne biem greminës
Ata aty mbeten

S’kam një shkop magjik
Një shkopin e gjëmës
T’i bie parlamentit
Të vejë në të s’ëmës

Por tërë budallenjtë
Që më kanë urryer
Nuk do t’i qëlloj
Do jem i kursyer

Po u rrit njeriu
Në një klimë të tillë
Nuk ka asnjë faj
Që bën si debil

Qahemi parreshtur
Nga çdo qeveri
Por këto bordello
I ngremë unë dhe ti

Ndaj hapini sytë
Për atë mut-votë
Si zagarë më pas
Mos të lehim kot.