Ministrat Çuçi e Kumbaro takime në Libohovë dhe Nepravishtë

tmp_3307-received_102069316400832441111211341Dy ministra të kabinetit “Rama” ishin sot në Libohovë dhe Nepravishtë për takime me qytetarët.

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi fillimisht patën një takim në Libohovë dhe më pas u zhvendosën në fshatin Nepravishtë. Ata shoqëroheshin nga kryebashkiakja Luiza Mandi dhe përfaqësues lokal të Partisë Socialiste.

Në fokus të takimit ishin diskutimi i problemeve të ndryshme të banorëve dhe shqyrtimi i mundësive për investime kryesisht në bujqësi dhe infrastrukturë.

Pas mënjanimit të Koço Kokëdhimës, ministri Çuçi është deleguar nga Rama si koordinator i PS-së për Gjirokastrën. Përveç kësaj pritet që ai bashkë me ministren Mirela Kumbaro të kryesojnë listën e socialistëve për deputetë në qarkun e Gjirokastrës në zgjedhjet e 18 qershorit, ndonëse s’ka ende zyrtarizim të listave.

Mirela Kumbaro ka qenë shpesh prezente në Gjirokastër e Libohovë për të prezantuar investime të rëndësishme. Kujtojmë këtu restaurimin e Pazarit në zonën muzeale të Gjirokastrës apo restaurimin e Kishës dhe rrugës së Labovës.
|Libohova Online|

tmp_3307-received_10206931640083244-557836254tmp_3307-received_10206931638963216643175156