Ministri Ahmetaj në Gjirokastër: Së shpejti një investim turk

220Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes ka lancuar sot nismen “Promovojme investimet, mbeshtesim sipermarrjen, nxisim punesimin”, qe konsiston ne nje tur vizitash e takimesh me sipermarrjen shqiptare ne te gjithe territorin e Shqiperise.

Ministri Arben Ahmetaj zgjodhi qytetin e Gjirokastres per lancimin e kesaj nisme, duke vizituar nje kompani te re fason, me kapital 100% grek,  te hapur vetem nje vit me pare e cila ka krijuar 80 vende te reja pune dhe planifikon 300 brenda nje viti.

Ne nje prononncim per mediat Ahmetaj tha:

“Jemi sot ne Gjirokaster ne kuadrin e vizitave qe qeveria do te beje ne gjithe Shqiperine per sipermarrjet shqiptare dhe jo vetem, per te bashkebiseduar me sipermarresit per ato cka kemi bere dhe ato qe duhet te bejme. Kjo sipermarrje shume interesanet, e re, eshte nje shembull i suksesit dhe i promovimit te investimeve, eshte nje kompani qe eshte zhvendosur nga Bullgaria dhe po punon per ta kthyer kete ne nje qender fasoni jo vetem ne qarkun e Gjirokastres por ne nje sipermarrje me cikel te plote dhe vlere te shtuar. Jane rreth 100 te punesuar dhe do te punesohen deri ne  300 

Premtimi qe kishim kur erdhem ne pushtet me 300 mije vende pune eshte ne drejtimin e duhur. Sot jane 167 mije vende te reja pune ne te gjithe territorin e Shqiperise ne te gjithe sektoret ekonomik. Paketa fiskale dhe mbeshtetja jote me paketa sektoriale te industrise ka qene nje ide e fokusuar tek produktiviteti qe ka funksionuar dhe ne do ta zgjerojme ‎tashme duke i mbeshtetur edhe ne betejen tone antiinformalitet. Ne te gjitha bashkeisedimet qe kemi me sip e para eshte barazia ndaj ligjit. 

Sipermarrje te kesaj natyre kane gjetur nje terren shume te pershtatshem ketu ne Shqiperi. Jane gati 7000 vende te reja pune vetem ne sektorin fason nga momenti qe ne iniciuam paketen. Pati nje rritje 24.6% te eksporteve te ketij sektori gjate vitit te kaluar dhe une me kenaqesi ndaj me ju qe shume shpejt nje sipermarrje tjeter e te njejtes natyre, nje investim turk do te vije ne Gjirokaster brenda pak ditesh gje qe deshmon edhe efektivitetin e paketes”, tha Ahmetaj.

Ne vazhden e kesaj vizite, Ahmetaj i shoqeruar nga Kryetarja e Bashkise ‎Zamira Rami inspektuan pedonalen e re ne hyrje te qytetit, projekt ne kuader te rilindjes urbane te qyteteve.

Qeveria shqiptare ka investuar deri me tani 10 milione dollare vetem ne qytetin e Gjirokastres brenda nje viti e gjysem apo me shume se 20 vite te marra bashke. Qyteti i Gjirokastres ka ndryshuar fytyre dhe po kthehet ne nje destinacion turizmi dhe destinacion investimesh qofte ne sektorin e veshjeve dhe kepuceve apo ne industrine ushqimore. 

Programi i rilindjes per ndryshimin e qyteteve eshte ne intensitet te plote ne vleren e gati 120 milione dollare dhe eshte nje platforme per garantimin e rritjes ekonomike dhe zhvillimit ekonomik tha Ahmetaj.