Ministri Koka në Gjirokastër: Brenda një viti përfundon projekti për landfillin

1939741_1081909655157131_87821049772862799_nMinistri i Mjedisit, Lefter Koka ishte sot në Gjirokastër për të prezantuar projektin e një landfilli të ri. Gjatë fjalës së tij Koka premtoi se ky projekt do të përfundojë brenda vitit që vjen. Gjithashtu ai pohoi se ka nisur puna për mbledhjen  e informacionit për ndotjen e lumenjve.

Koka shoqërohej në këtë takim edhe nga kryebashkiaku aktual i Gjirokastrës, Flamur Bime, deputeti Vangjel Tavo dhe kandidatja e koalicionit të majtë për Gjirokastrën, Zamira Rami, për të cilën ministri i Mjedisit shprehur mbështetje.