Ministri Peleshi takime me fermerët në Libohovë: Aplikoni për të marrë subvencione dhe grante deri më 28 mars

Ministri i Bujqësisë, Niko Peleshi zhvilloi dje një takim me fermerë në Libohovë. Ai prezantoi skemat e reja të subvencioneve që qeveria jep për zhvillimin e bujqësisë, blegtorisë dhe industrisë agropërpunuese. Aplikimet për të marrë subvencione kanë nisur më datë 28 shkurt dhe përfundojnë më 28 mars.

E pranishme në takim ishte edhe kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi, si dhe zv.ministri Dhimo Kote.

Pjesë e diskutimit ishte edhe programi i ‘100 fshatrave’, ku nga Bashkia Libohovë është përzgjedhur Nepravishta dhe Labova e Sipërme. Më herët gjatë ditës Peleshi zhvilloi takime të tjera në Gjirokastër.