Ministria e Arsimit: Dhjetëra degë të palicensuara kurrë (Video)

 Ministria e Arsimit: Dhjetëra degë të palicensuara kurrë (Video)

Historia e universiteti “Vitrina” ishte vetëm maja e ajsbergut ne skandalin masiv te universitete. Ministria e Arsimit konfirmon se janë dhjetëra dege ne këto institucione qe kane rezultuar te palicencuara asnjëherë ne vite. Kjo do te thotë se studentet qe kane ndjekur studimet per mjekësi, drejtësi apo ekonomik ne degët e pamiratuara nga ministria nuk do tu njihet asnjë dite shkolle.

E vetmja mundësi qe ofron ministria e arsimit per ta është fillimi i shkollës nga e para ne universitete publike. Ministria e arsimit Lindita Nikolla deklaroi ky abuzim ishte nje nga arsyet e mbylljes se 18 universiteteve private ne Shqipëri. Ende nuk dihet se sa eshte numri i studenteve qe pa djenine e tyre kane ndjekur nje shkolle te palicencuar.

Pavarësisht shpenzimeve financiare ata nuk kane arritur as te marrin diplomën pasi modeli i këtij dokumenti me ligj miratohet nga ministria e arsimit. Grupet e punes te ngritura ne dikasterin e arsimit enkas për studentet me probleme janë duke shqyrtuar kërkesat e tyre si dhe plotësimin e dokumentacionit qe iu mundëson rifillimin e shkollës nga e para ose me disa vite te humbura per shkak te mospërputhjes se programit. 

 

 

 

Libohova Online