“Miqtë e Antigonesë”, aktivitet për promovimin e parkut

Në këtë sezon turistik aktivitete të ndryshme vazhdojnë të gjallërojnë sitin arkeologjik të Antigonesë antike.

Ky Park Arkeologjik në bashkëpunim me “Miqtë e Antigonesë” organizuan një tryezë të hapur për të tërhequr mendimet dhe sugjerimet për mirëmenaxhimin dhe promovimin e vlerave të turizmit, me qëllim që ky qytet të bëhet më tërheqës edhe për vizitorët e huaj.

Pjesë e këtij aktiviteti kanë qenë pedagogë, përfaqësues të pushtetit vendor, specialist vendas e të huaj të fushës së turizmit dhe trashëgimisë kulturore, banorë të zonës etj.

“Bashkëpunimi me faktorë të ndryshëm ka bërë që këtë verë të kemi një sezon të suksesshëm turistik”- shprehet drejtori i Parkut Arkeologjik “Antigonea”, Shkëlqim Guce.

Historia, zbulimet, gjetjet e fundit arkeologjike të ndërthurura me vlerat e zonës, krijojnë shanse mjaft të mira në promovimin e parkut arkeologjik.

Parku Arkeologjik i Antigonesë po tërheq jo vetëm vizitorë, por po shërben edhe për nxitjen e turizmit në këtë zonë.