Miratohet buxheti i Bashkisë Libohovë, votojnë pro edhe këshilltarë të PD-së

Këshilli Bashkiak i Libohovës ka miratuar sot buxhetin e vitit 2018. Me 9 vota pro, përfshi edhe vota nga këshilltarët e PD-së, është kaluar buxheti ku parashikohen disa investime. Sipas asaj që thotë kryebashkiakja Luiza Mandi, do të kryhen disa investime, ku veçohet kompleksi sportiv pranë gjimnazit ’11 Shkurti’.

“Janë disa investime që do të realizohen me këtë buxhet, kryesisht në infrastrukturën rrugore, në qendrat e fshatrave, kompleksi sportiv pranë gjimnazit të Libohovës etj. Natyrisht që nevojat janë të pakufizuara, por kurrë më parë sesa këto kohë Libohova ka njohur kaq shumë investime. Do të vazhdojmë të punojmë për të tjera projekte që e bëjnë Libohovën një vend më të mirë për të gjithë. Fjala jonë është puna!”, shkruan Mandi në faqen e saj në Facebook.

©Libohova Online