Miratohet propozimi i Vangjel Tavos, Jorgucati qendra e Bashkisë Dropull (VIDEO)

vangjel-tavoPa kaluar një ditë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, parlamenti ndryshon sërish hartën territoriale. Komisioni i Ligjeve ka pranuar një amendament të Vangjel Tavos për të ndryshuar qendrën e bashkise Dropull, nga Sofatrike që është aktualisht në Jorgucat.

Gjatë votimit, Bashkim Fino dhe Dashamir Peza votuan kundër, ndërsa Xhemal Qefalia dhe Pirro Lutaj abstenuan. Peza u shpreh se “miratimi i kesaj kerkese do hap orekse dhe do na fusë në një zinxhir të madh”.

Ndërkohë që propozimi u mbështet nga Petrit Vasili i cili tha se “kerkesa mbështetet dhe nga Vangjel Dule. Orekset jane mbyll me 61 njesi. Kjo eshte rregullim per qendren dhe shkon ne favor te dakortesise per minoritetet”.

Në projektligjin e paraqitur nga Tavo thuhet se “Si deputet i qarkut të Gjirokastrës pas takimeve të vazhdueshme me banorët e fshatrave që përbëjnë bashkinë Dropull, kam konstatuar se është më funksionale që qendra e Bashkisë Dropull të jetë fshati Jorgucat. Jorgucati ka qenë qendër administrative dhe në periudhën para Çlirimit të vendit, sidomos në periudhën e mbretit Zog, por edhe në periudhën e monizmit ka qenë zonë që kryheshin një sërë shërbimesh administrative dhe sociale”, thuhet në relacionin e deputetit Tavo.

Megjithëse një ndryshim teknik, propozimi i deputetit të LSI-së kërkon ndryshimin e ligjit të miratuar nga shumica në fund të muajit korrik.