Mirela Kumbaro: Krenare për skuadrën socialiste në Gjiroakastër, do të punojmë me dinjitet dhe jo me hile

Nga Mirela Kumbaro

Krenare, shumë krenare për skuadrën socialiste të kandidatëve për deputetë në Qarkun e Gjirokastrës, pjesë e së cilës jam !

Bledi Çuçi, Flamur Golemi, #LaertDuraj, #ArtemisaDralo, #MatildaÇela #ElviraPasho – profesionistë te suksesshëm, të rinj, të përkushtuar, që ia kanë dalë vetë në jetë dhe që kanë kontribuar me pune e me zemer por pa kushte për Partinë Socialiste, duke respektuar të gjithë ata që e kanë nxjerrë fitimtare kauzën e Rilindjes, të gjithë ata që kanë sakrifikuar sepse kanë besuar e besojnë te #ShqipëriaQëDuam.
Duke përfaqsuar e dëgjuar çdo socialist, duke mbajtur vesh e kuptuar çdo votues, duke kërkuar ndjesë për çdo gabim a lëndim,
jam e bindur dhe me gjithë shpirt e angazhuar që të korrigjojmë e të punojmë më shumë e më mirë se sa kemi bërë, punuar, investuar e ndërtuar në këta 4 vjet.
Por këtë do ta bëjmë me JU, jo për disa por, për të gjithë qytetarët.
Do ta bëjmë këtë punë me dinjitet dhe jo me hile, do ta bëjmë ballë për ballë dhe jo pas krahëve.
Është në nderin tonë të punojmë me dhe për Gjirokastrën, Përmetin, Tepelenën, Libohovën, Dropullin, Këlcyrën dhe Memaliajn.
Falenderoj Partinë Socialiste për besimin dhe ndaj me JU ndjenjën shumë të fortë të përgjegjësië për të qenë sadopak në lartësinë e kalave të krahinës më të bukur në Shqipëri ?
#PerShqiperineQeDuam ???