Mirela Kumbaro ‘mysafirja’ e parë në fabrikën e re të ujit në Zagorie (FOTO)

Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe njëkohësisht kandidatja për deputete e PS-së në Gjirokastër, është e para zyrtare e qeverisë që viziton një investim të rëndësishë në Zagorie siç është fabrika e re e ujit në fshatin Sheper.

Kjo sipërmarrje e re me investitorë vendas e të huaj pritet t’i krijojë një perspektivë të re të gjithë zonës. Fabrika nis nga puna brenda kësaj vere, ndërsa ka shpallur më herët edhe njoftimet për vende të lira pune.

“Zagorie, vendi jo vetëm me perspektivë turistikë, por edhe me interes investimi nga biznesi privat që do i mbështesim me prioritet. Fabrika e re e ujit – një investim shumë i rëndësishëm po bëhet në Zagori nga investitorë të huaj e vendas. Teknologji e fjalës së fundit, infrastrukturë dhe punësim është pjesë e projektit tonë”, shkruan Kumbaro në Facebook teksa publikon edhe foto nga vizita në fabrikë. Ajo shoqërohej nga kryebashkiakja e Libohovës, Luiza Mandi.

Ky investim financohet nga kompania “Skyton Development”, me qendër në Australi dhe shtrirje në shumë vende të botës, ndërsa zbatimi në Shqipëri i projektit kryhet prej kompanisë “STS Development” sh.p.k.

Kjo e fundit është një shoqëri me bashkëpronësi investitorin australian George Andrews dhe sipërmarrësin shqiptar me origjinë nga fshati Nivan i Zagories, Sotir Çoni, i cili është njëkohësisht edhe administratori i kompanisë “STS Development” sh.p.k.

/Libohova Online/

Image may contain: people standing, sky, cloud, mountain, outdoor and nature

Image may contain: 1 person, sky, cloud and outdoor

Image may contain: 4 people, indoor

Image may contain: 2 people, people standing, beard and indoor

Image may contain: 1 person, indoor

Image may contain: 2 people, indoor

Image may contain: 1 person, standing and indoor

Image may contain: 3 people

Image may contain: 2 people, people standing

Image may contain: 2 people

Image may contain: 2 people, people sitting, people standing and indoor

Image may contain: indoor

Image may contain: one or more people