Mjekët: Burrat e alkoolizuar përdhunojnë bashkëshortet, ka raste që tentojnë t’i vrasin

perdhunimiNdër shekuj është adaptuar ideja që alkooli (sidomos vera) është një psikostimulant i fuqishëm në kryerjen e marrëdhënieve seksuale.

Bashkëshortët e alkoolizuar ushtrojnë dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshorteve të tyre, por episodi më traumatik është përdhunimi i bashkëshorteve”. Ky është një prej përfundimeve në të cilin është arritur pas një studimi të realizuar nga Klinika e Alkoologjisë në QSUT. 

Sipas mjekut adiktolog-epidemiolog, Shpëtim Doksani, i cili realizoi studimin, shkak i dhunës seksuale është impotenca sekondare te meshkujt, që shkaktohet si pasojë e konsumimit të alkoolit. Ndërsa, përmes kësaj interviste dhënë për “Gazeta Shqiptare”, mjeku thekson se brenda familjes shqiptare ekziston një formë serioze e dhunës seksuale. 

Doktor, sa ndikon konsumimi i alkoolit në marrëdhëniet seksuale te bashkëshortët?Ndër shekuj është adaptuar ideja që alkooli (sidomos vera) është një psikostimulant i fuqishëm në kryerjen e marrëdhënieve seksuale. Në fakt, kjo mund të jetë e vërtetë kur bëhet fjalë për konsum në sasi të vogla dhe kur nuk ka abuzim kronik apo vartësi. 

Po nëse flasim për abuzim kronik me alkoolin?
Thënë thjesht, truri “dëgjon” të parin alkoolin, duke prodhuar frikë, ankth dhe atak paniku. Po ashtu, sasia e madhe e konsumuar rrit depresionin, duke çrregulluar sjelljen. Ndërkohë që, sasia e madhe kronike e konsumuar rrit tolerancën (kërkon gjithnjë e më shumë sasi të tjera) dhe arrin deri në bllokim masiv të funksioneve cerebrale e rrjedhimisht në humbje të koshiencës. 

A ka të dhëna në vendin tonë për abuzime seksuale të burrave të alkoolizuar ndaj bashkëshorteve të tyre? 

Në bazë të një studimi realizuar nga Klinika e Alkoologjisë në QSUT dhe në bashkëpunim me “Reliable Operators”, u arrit në konkluzionin se brenda familjes ekziston në formë serioze dhuna seksuale. Objektivi i këtij studimi ishte evidentimi dhe konfirmimi i disa qindra ankesave të bashkëshorteve, mbi të gjitha llojet e dhunës brenda familjes dhe, ndër to, evidentimi i një dhune “tabu”, që është dhuna seksuale ndaj bashkëshortes. Në shqyrtim u morën 200 raste, – nëpërmjet telefonatave, – ato bashkëshorte të cilat kishin kërkuar këshillime për burrat e tyre alkoolistë pranë Klinikës së Alkoologjisë. Studimi u shtri nga periudha shtator 2013 deri në shtator 2014, ndërsa u arrit në përfundimin se burrat alkoolistë, pikërisht duke pasur disfunksion seksual, kanë gjeneruar impotencë sekondare mashkullore. 

Sipas këtij studimi, çfarë lloj dhune seksuale ushtrojnë bashkëshortët e alkoolizuar? 

Duke u ndjerë të pasigurt në seks, duke u ndjerë impotentë, edhe pse bashkëshortet e tyre gjatë aktit të marrëdhënieve seksuale nuk bëjnë rezistencë, bashkëshortët ushtrojnë dhunë fizike (i rrahin, i torturojnë në forma të ndryshme, i dhunojnë psikologjikisht, duke sajuar situata të një xhelozie inekzistente). Por, episodi më traumatik është përdhunimi i bashkëshorteve. Pra të gjendur të çrregulluar dhe në eksitim psiko- motor, bashkëshortët kërkojnë të bëjnë seks në momente nga më të papërshtatshmet për bashkëshortet dhe rrjedhimisht këto situata shkaktojnë trauma të vërteta psikologjike. Ndërkohë që, episodi më dramatik është tentativa për vrasjen e bashkëshortes nga ana e bashkëshortit, pikërisht për shkak të impotencës sekondare mashkullore. Disa bashkëshorte, duke mos e duruar dot përdhunimin e vazhdueshëm nga bashkëshortët alkoolistë, bëjnë rezistencë, ndërsa kjo rezistencë u kushton atyre në disa raste jetën, duke u vrarë nga bashkëshorti. Në disa raste akoma më të rralla, bashkëshortet, të gjendura në këtë dhunë të vazhdueshme seksuale, i japin fund jetës së tyre duke bërë vetëvrasje. 

Si i komentoni rezultatet e studimit? 
Në kontekstin e realitetit shqiptar, ku mentaliteti, stigmatizimi, vetëdija sociale apo pozicioni social i grave, janë akoma larg një shoqërie vërtet civile, shpjegon edhe rezultatet e këtij ministudimi.

Libohova Online