Mori një këshilltar në Libohovë, Bindja Demokratike kërkon që zgjedhjet të shpallen të pavlefshme

KQZ mblidhet këtë të shtunë për kërkesën e Bindjes Demokratike, për shpalljen të pavlefshme të zgjedhjeve të 30 qershorit në 41 bashki.

Në rendin e ditës së mbledhjes e sotme, siç njofton KQZ, është hedhja e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike, me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në disa bashki në vend.

Bindja e Astrit Patozit kërkon pavlefshmërinë e zgjedhjeve në 41 bashki. Në qarkun Gjirokastër janë 4 bashki ku kjo parti konteston rezultatin. Bëhet fjalë për Bashkinë Gjirokastër, Libohovë, Tepelenë dhe Këlcyrë. Në këto dy të fundit Bindja Demokratike kishte kandidatët e vet. Në Bashkinë Libohovë kjo parti arriti të merrte një këshilltar.

Kërkesa që do të shqyrtohet sot në KQZ.

“Për hedhjen e shortit për shqyrtimin e kërkesës ankimore nr.21 paraqitur nga subjekti zgjedhor Partia Bindja Demokratike me objekt shpalljen e pavlefshmërisë së zgjedhjeve në Bashkinë Libohovë”.