Mori peng dhe dhunoi të riun nga Libohova, policia arreston 52-vjeçarin nga Lazarati

Lazarat policiaPolicia e Gjirokastrës ka arrestuar sot shtetasin Lefter Bocia, 52 vjeç,  lindur në Lazarat Gjirokastër. Ndalimi i tij u bë pasi:Më datën 25.08.2015, rreth orës 21.00, në vendin e quajtur “Vreshtat e fshatit Dervician” , per motive banale, ka lidhur me litar e goditur me grusht dhe me shkop druri në kokë dhe në trup duke i shkaktuar dëmtime fizike dhe më pas  e ka  futur në bagazhin e makinës së tij,  shtetasin K.M , 27 vjeç, banues në Libohovë.

I dëmtuari ka qenë duke udhëtuar i vetëm dhe ne vendin e quajtur “Vreshtat”, në fshatin Derviçan, rreth orës 21:00. Lefter Bocia fillimisht e ka goditur të  riun nga Libohova. Më pas e lidhi me litar dhe e futi në bagazhin e mjetit.

51-vjeçari vijoi të ushtronte dhunë fizike mbi të riun, duke e goditur me grusht dhe shkop druri. Ai i shkaktoi plagë në pjesë të ndryshme të trupit dhe i dëmtuari u shtrua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Denoncimi është bërë një ditë më pas dhe policia e ka shpallur autorin e ngjarjes në kërkim.