Moti i keq, ja si paraqitet situata e rrugëve në qarkun Gjirokastër

rrugetAutoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) në komunikimin e fundit me mediat sot, ka bërë të ditur situatën në akset kombëtare, duke njoftuar se aktualisht të gjitha akset kombëtare janë të hapura dhe të kalueshme për automjetet, por në disa rrugë rurale rekomandohet përdorimi i zinxhirëve për arsye sigurie.

Për Gjirokastrën në të gjithë qarkun ka temperatura të ulëta. Situata mbahet në monitorim të vazhdueshëm, sidomos në zonat e njohura ku ka rrëshqitje siç janë Shkalla e Zezë ku jane ne gadishmëri 1 fadromë dhe 6 punetorë, dhe Rapi i Kuqarit, si dhe në aksin Lekël – Përmet, ku janë në gadishmëri 1 fadromë dhe 5 punëtorë. Rekomandohen përdoruesit e rrugës, që në këto zona të respektojnë sinjalistikën e vendosur.

Në të gjitha akset e këtij qarku nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve. Të bëhet kujdes në kalimin në segmentet rrugore ku ka rrezikshmëri për rënien e gurëve në rrugë.