Moti i keq, ministri i Transporteve inspekton kalueshmërinë në Qafën e Muzinës

Ministri i Transportit Sokol Dervishaj inspekton gjendjen e kalueshmerise ne aksin kombetar Gjirokaster-Sarande. Fillimisht ai u ndal në Qafën e Muzinës, një prej pikave me problematike në këtë aks.

“Pavarësisht motit të ditëve të fundit ky aks nuk ka probleme. Ka pasur një reagim të shpejt dhe gjendja e kalueshmërisë është optimale. Angazhimi është maksimal si nga Ministria dhe drejtoritë rajonale. Jemi në gadishmëri maksimale, por fatmiresisht në Jug s’ka probleme në qarkullim”, u shpreh ministri.

Në vijim të fjalës së tij ai tha se Ministria e Transporteve po koordinohet me institucionet e tjera për të përballuar këtë situatë emergjente. Sipas tij rrugët në veri të vendit janë më problematike për momentin, por nuk ka asnjë aks kombëtar të bllokuar.

|Libohova Online|