Moti i keq, ndërprerje të energjisë elektrike në Libohovë, Zagorie, Lazarat e Tepelenë

Energjia Libohove GjirokasterPër shkak të motit të keq shumë zona në vend kanë mbetur pa energji elektrike.

Sipas informacionit të orës 10:00, i përcjellë nga OSHEE-ja në 11 drejtoritë rajonale të OSHEE në vend, mësohet se zonat më të prekura nga defektet gjatë natës kanë qenë Vlora, Tirana e Durrësi.

Ndërkohë në rajonin e Gjirokastrës ka pjesërisht ndërprerje në Lazarat, Libohovë, Zagorie dhe Tepelenë. OSHEE ka angazhuar në terren rreth 1500 punonjës të organizuar në grupe që po riparojnë defektet e shkaktuara nga moti i keq.

Ndërsa raportohet se janë marrë masa për furnizimin me energji të institucioneve të rëndësisë së veçantë, siç janë spitalet.