Moti i keq, rrëzohet Ura e Hoshtevës në Zagori (FOTO)

Moti i keq me reshje intensive shiu gjatë 24 orëve të fundit ka shkatërruar Urën e Hoshtevës, një monument rreth 200-vjeçar. Ura nuk kishte vetëm vlerë monumentale, por edhe funksion praktik pasi shfrytëzohej nga banorët e zonës. Mëngjesin e sotëm vërshimi i  ujërave kishtë shkatërruar gjithçka sikundër shihet në këto foto.

Drejtoria e Kulturës Kombëtare në Gjirokastër dhe Ministria e Kulturës kishin përfunduar projektin dhe ishin në fazë tenderimi për rikonstruksionin e këtij monumenti. Në ditët e para të janarit të këtij viti, Ministria e Kulturës kishte dërguar një ekip specialistësh për të parë nga afër gjendjen e urës dhe për të kryer vlerësimet përkatëse në funksion të projektit të restaurimit.

Ndërkohë mësohet se në muajt e ardhshëm Ura do të rindërtohet sërish. Aktualisht drejt Hoshtevës kanë shkuar inxhinierë të Drejtorisë së Monumenteve dhe Ministrisë së Kulturës.

©Libohova Online

Image result for ura e hoshteves