Moti i keq, sërish probleme në qarkun Gjirokastër

Moti i keq me reshje të dendura shiu dhe ulje temperaturash ka rikthyer problemet në të gjithë vendin. Sa i përket qarkut Gjirokastër, ka rrëshqitje dherash në rrugën Gjirokastër-Tepelenë, pranë vendit të quajtur ‘Shkalla e Zezë’. Kalimi në këtë pjesë të rrugës bëhet me një kah. Ekipet e emergjencave po punojnë për të normalizuar situatën. Po kështu paraqitet problematike edhe gjendja në rrugën Përmet-Carshovë për shkak të rrëshqitjes së dherave. Ky aks është i kalueshëm vetëm në njërin kah.